Politikat e Privatësisë

Në këtë faqe interneti do t’ju kërkohet që të jepni informacion personal në mënyrë vullnetare. Kjo faqe interneti nuk mbledh informacione identifikuese personale në mënyrë automatike, nëse ju nuk e jepni këtë informacion me vullnetin dhe vetëdijen tuaj të plotë.

Informacioni i dhënë me vullnetin tuaj të plotë, do të përdoret vetëm për qëllimin e dhënë dhe vetëm brenda kompanisë, linjave tona të biznesit dhe subjekteve ligjërisht të lidhura me Ne, përveçse, kur është e nevojshme, për qëllimin tonë profesional dhe ligjor dhe nevojave të biznesit, për të përmbushur kërkesën dhe/ose vullnetin tuaj, dhe /ose siç kërkohet apo lejohet nga legjislacioni dhe standartet profesionale. Kompania Gener 2 nuk shet dhe/ose transferon të dhëna identifikuese personale tek palë të treta pa aprovimin tuaj paraprak.

Në vijim, ju lutem vini re që kjo faqe interneti e Gener 2 mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera interneti (për lehtësinë tuaj) të mirëmbajtura nga palë të treta dhe që nuk rregullohen nga kjo Deklaratë Privatësie por nga një tjetër deklaratë privatësie e cila mund të ndryshojë disi. Aksesi juaj në ndonjë nga faqet e palëve të treta të lidhura me faqen tonë është tërësisht nën përgjegjësinë (riskun) tuaj. Ju lutem vini re që Kompania Gener 2 nuk është përgjegjëse për përmbajtjen dhe/ose politikat e privatësisë ose besueshmërinë e faqeve te tjera të internetit.

Gener 2 ka miratuar politika dhe proçedura të arsyeshme të mbrojtjes së të dhënave personale nga humbja e paautorizuar, keqpërdorimi, ndryshimi apo shkatërrimi.

Pavarësisht përpjekjeve tona, siguria nuk mund të garantohet në mënyrë absolute ndaj çdo kërcënimi. Informacionit personal është i kufizuar vetëm për ata që kanë nevojë të dine, ndërs apër ata që kanë akses në të dhënat personale ju është kërkuar të ruajnë konfidencialitetin e një informacioni të tillë. Ne gjithashtu përpiqemi të ruajnë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa informacion është i nevojshëm në përputhje me kërkesën e një individi ose deri kur individi kërkon fshirjen e këtij informacioni.

Gener 2 mund të dërgojë e-maile në adresën e e-mailit që ju na keni dhënë, për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja dhe / ose për të siguruar informacione në lidhje me oferta dhe promocione të veçanta të cilat besojmë që mund të jenë me interes për Ju. Sa herë që ju merrni e-maile promocionale, ju do të keni zgjedhjen, nëse dëshironi, të largoheni nga lista për të marrë e-maile të tjera në të ardhmen, duke ndjekur udhëzimet e dhëna në e-mailin e dërguar nga Gener 2.

ORARET E QËNDRËS

  • E Hënë - E Dielë

    09:00 - 22:00

    Parkim 24/7

NA GJENI

Adresa:

Rr. Abdi Toptani, 1001, Tiranë, Shqipëri

Zyra e Menaxhimit:

+ 355 4 4540999
Orari 09:00 - 18:00
E-mail: info@toptani.com.al

Për Promocione:

E-mail: marketing@toptani.com.al

Kërkesa për Qiramarrje:

E-mail: leasing@toptani.com.al