Gezuar Festat

< KTHEHU TE LISTA

14/12/2023

Atmosfera e ngrohtë dhe festive e fundvitit, vjen më pranë jush falë organizimeve argëtuese për të gjithë familjen. Drejt e nga zemra magjike e kryeqytetit, Toptani fton blerësit dhe miqtë t’i bashkohen aktiviteteve dhe festave çdo fundjavë, duke përjetuar një eksperiencë unike blerje dhe argëtimi si kurrë më parë.

Krahas atmosferës festive, në radhën e dyqaneve ekskluzive dhe unike në Toptani, shtohen dyqane të reja dhe mjaft të pëlqyera nga të gjithë ju si Dage, një kompani me përvojë 20-vjecare në fushën e perdeve. Unike në stilin e vet, Dage ofron shumëllojshmëri të përzgjedhjeve dhe shërbimeve. Duke filluar nga stili minimalist i perdeve, tek ato të thjeshta e deri tek ato klasike, tani vjen me showroomin ekskluziv në një koncept inovativ në Toptani.

KFC do të jetë hapja më e re e cila ju pret së shpejti, për t’i dhënë akoma më shumë shije argëtmit tuaj në qendër.

Kujtimet e festave do jenë akoma më të bukura falë dekorit magjik me pemën gjigande plot drita festive, ku bashkë më Babagjyshin do të realizojmë sete fotografike për të gjithë të pranishmit, në datë 23 Dhjetor.

Festa nis në orën 17:00 nën tingujt e pianos dhe muzikës live me tematikë Krishtlindje, ku bashkë me fëmijët dhe prindërit, do të krijojmë kujtime të bukura e speciale me rastin e festave të fundvitit.

Nuk mbarojmë me kaq, pasi me datë 28 Dhjetor, maskotat gjigande si Babagjysh e Elfë, do krijojnë një shfaqje argëtuese për të gjithë.

Festë, lojëra dhe energji e mirë në çdo cep të Toptanit.           

Zbulo ofertat festive në dyqanet e ndryshme te qendrës, duke zgjedhur dhuratat më unike për veten dhe të dashurit tuaj.

Bashkohu me ne për një eksperiencë të paharrueshme…

Toptani ju uron “Gëzuar festat”!