Black Friday

< KTHEHU TE LISTA

20/11/2023

DITËT E FESTAVE KOMBËTARE… E PREMTJA E ZEZË OFRON ULJE DHE ARGËTIM NË TOPTANI

 

Teksa atmosfera festive ka nisur të ndihet nëpër qytet, Toptani ka përgatitur mjaft surpriza për ta bërë këtë Black Friday, një eksperiencë të paharrueshme blerjesh.

Bëhuni gati për disa ditë uljesh tronditëse, oferta ekskluzive dhe evente argëtuese ndërkohë që ne përgatisim për ju eventet më të shumëpritura të vitit.

Ulje deri në 70% dhe oferta ekskluzive:

Jeni gati të bëni tuajat produktet më pikante të sezonit me çmimet më konkurruese?

Toptani si gjithnjë bën diferencën në treg duke ofruar për blerësit e tij, eksperiencën më të veçantë dhe e premtja e zezë apo siç botërisht njihet nën emrin Black Friday, nuk do të mungojë në kalendarin e ofertave dhe uljeve drastike, duke arritur kulmin deri në 70% në produkte të caktuara. Pasuroni ambientet e shtëpisë suaj me ngrohtësinë e produkteve më cilësore, të cilat vijnë për ju me oferta të shumëllojshme nga “Shtëpia Ideale”.

Ata që i shijojnë më shumë dhuratat janë sigurisht vogëlushët dhe bebushat, të cilët mund t’i gëzoni duke përzgjedhur lodra sensoriale e zhvilluese prej druri në “Bee Kids” apo dhe veshjet speciale të markave prestigjoze si Petit Bateau.

Përqafoni stilin Italian në OVS, ku e gjithë familja mund të përfitojë nga uljet deri në 70% në artikuj të dedikuar.

Përkushtim dhe angazhim për secilin prej jush

Toptani ofron komoditetin e blerjeve në një vend të vetëm, të një game të gjerë produktesh për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja për shtëpinë, kujdesin personal, veshje apo aksesorë.

E gjithë qendra jonë tregtare do të shndërrohet në oaz plot gjallëri, me një staf të përkushtuar e të gatshëm për t'ju ndihmuar në gjetjen e dhuratave perfekte për ju dhe të dashurit tuaj.

Festa, argëtim dhe shumë surpriza

Eksperienca e magjishme në Toptani, nuk ka të bëjë vetëm me ofertat e shkëlqyera, por mbi të gjitha ka të bëjë me krijimin e kujtimeve të paharrueshme për të gjithë familjen.

Ejani dhe shijoni atmosferën festive dhe aktivitetet e veçanta që kemi krijuar me shumë dashuri për ju me rastin e festës së Pavarësisë.

Ditë e re, aktivitete të reja!

28 nëntor- Ngjyrosim flamurin dhe vizitojmë së bashku Panairin e Traditës dhe argëtohemi me Quizz-in e historisë.

Shënoni në kalendarin tuaj datën 24 nëntor dhe shijoni ofertat e përzgjedhura dhe atmosferën festive deri në 29 nëntor ku do të përmbyllet me një koncert madhështor për fëmijë.

Këngë, valle, teatër, recitime e mjaft surpriza ju presin nën tematikën e festave të nëntorit.

 

Ejani në Toptani dhe përjetoni emocionet së bashku me të dashurit tuaj.