Ndaj Gëzimin! Ndihmo edhe ti për të dhuruar një fillim të mbarë!

< KTHEHU TE LISTA

26/12/2018

Këtë fundvit “Ndaj Gëzimin” dhe dhuro një mundësi për një “Fillim të mbarë”. Toptani Shopping Center mbështet sikurse tashmë është një traditë Komunitetet në nevojë. Ne jemi pjese dhe mbeshtesim Fondacionin Spitalor te Nënës dhe Fëmijës dhe MOPS Albania ne këtë nismë të rëndësishme që synon të ndihmojë nënat dhe foshnjat në nevojë.

 

Eja në Toptani Shopping Center dhe na jep dorën tënde për të ofruar në doçkat e vogla këtë fundvit Gëzim dhe Fillim e mbarë.

Në katin 0 të qendrës do të mund të gjeni kutitë e dhurimit të kontributeve të cilat do të shërbejnë për krijimin e pakove me produkte si:

 

  1. Shampo Foshnjash
  2. Krem për foshnja
  3. Letra të lagura
  4. Pelena
  5. Veshmbathje për foshnja 0-6 muaj
  6. Krem duarsh për nënat, etj.

 

Sensibilizohemi me çështjen delikate dhe tregojmë solidaritetin tonë përkundrejt nevojave të nënave të reja. Bashkohuni edhe ju me kotributin tuaj deri në datën 26 Dhjetor.

Ju mirëpresim çdo ditë në Toptani Shopping Center!