Bëhu pjesë e Shorteut të Madh me 5 SUPER dhurata fantastike!

< KTHEHU TE LISTA

4/3/2022

RREGULLORE E LOJËS PROMOCIONALE

“5 vjet, 5 dhurata”

 

Me inisiativen e Organizatorit, Shoqerise Gener 2 Sh.p.k. per realizimin e Lojes Promocionale per promovimin e sherbimeve dhe aktiviteteve te Qendres Tregtare Toptani;

 

Ne mbeshtetje  të Vendimit Nr.196,  Datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për Përcaktimin e Mënyrave, Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit Promocionale”;

Miratohet Rregullore e Lojes Promocionale,  si me poshte:

 

Neni 1

ORGANIZATORI I LOJES PROMOCIONALE DHE QELLIMI

1.1          Organizatori i Lojës Promocionale  (referuar këtu më poshtë si “Shorteu” ose “Loja Promocionale “5 vjet, 5 dhurata”) është: Gener 2 Sh.p.k, shoqëri me pergjegjesi te kufizuar, themeluar sipas ligjeve shqiptare, rregjistruar  me NUIS Nr. K58615301M, me seli ne adresen: Rruga “Papa Gjon Pali i II-te”, Tirane, Ndertesa “Aba Business Center”, Kati i 7-te, Tirane.

 

1.2          Me ane te kesaj Loje Promocionale Gener 2 Shp.k. ka per qellim te nxise qarkullimin e Klienteve te Njesive te Ndryshme Tregtare,  te nxise blerjet ne subjektet tregtuese, si edhe te permiresoje pervojen e Klientit ne Qendren Tregtare Toptani.

 

1.3        Nepermjet kesaj Loje Promocionale Gener 2 Sh.p.k., ketu e me poshte identifikuar  si Qendra Tregtare Toptani do të shperblejë klientet fitues me  5 Cmime te medha si: 1 Burse Studimi ne Universitetin UET, 1 Udhetim familjar ne Spanje + Set Dhurate per Femije nga Shtepia e Lodrave, 1 Vit Abonimi ne Palestren Limitless + Sherbim Dentar Drejtim Dhembesh me Clear Aligners nga  Smile Corner, 1 set Home Decor nga Shtepia Ideale  +  Set Dhurate per femije nga Bee Kids,  1 pakete (TV 65” + Celular TCL + Abonim 1 Vjecar Homenet + Iphone 12) nga One Communication.

 

1.3.1    Sipas Legjislacionit ne fuqi fituesit e cmimeve jane te detyruar te paguajne tatim mbi te ardhurat  ne masen  prej 15 % te vleres se produktit te perfituar si Cmimi i Fituesit nga Loja Promocionale,  tatim i cili  do t’i ngarkohet shoqerise Gener 2 sh.p.k. ne cilesine e saj si agjent i mbledhjes se tatimit ne burim.

 

 

Neni 2

AFATI

Loja Promocionale do të zhvillohet në një periudhë kohore prej 21.02.2022, ora 09:00 deri me date 04.03.2022 ora 19:00. Shorteu per 5 (pese) cmimet e medha hidhet me date 04.03.2022 ora 19:00.

 

Neni 3

PJESEMARRJA

3.1          Cdo bleres apo klient i Qendres Tregtare Toptani, mund te behet pjesemarres i kesaj loje promocionale nepermjet  cdo fature blerje (kupon tatimor) te barabarte ose me te madhe se vlera 2,000 leke me tvsh, ne cdonjerin prej subjekteve tregtare qe ushtrojne veprimtarine prane Qendres Tregtare Toptani, duke perfshire edhe sherbimet e biznesit te Organizatorit ne Qendren Tregtare.

 

Per cdo fature,  me të cilen eshte  kryer një blerje me vlere mbi  2000 leke në një nga dyqanet apo shërbimet e Qendres Tregtare Toptani, te perfituara gjate intervalit kohor nga data 21.02.2022, ora 09:00 deri me 04.03.2022 ora 19:00, Klienti do te jete pjesemarres ne shorte.

 

3.2          Pjesemarrja ne Lojen Promocionale realizohet nepermjet aplikimit prane stendave  te vendosura ne atriumin kryesor ose ne katin 0 te Qendres Tregtare Toptani nepermjet paraqitjes se fatures se blerjes ne Qendren  Tregtare Toptani. Qendra pasi ben verifikimin e fatures do t’i ofroje Klientit nje ose disa kupona pjesemarrjeje ne shorte,  ne varesi te vleres se fatures tatimore te blerjes, sipas detajeve te percaktuara me siper. Pjesëmarrësit në shorte duhet të shkruajnë të dhënat e tyre personale (Emër Mbiemër, Numer telefoni, numer fature dhe vleren e fatures) në kuponin  e dhene nga stafi i qendres ne momentin e paraqitjes se kuponit tatimor prane stendes se lojes promocionale te marre ne dyqanet e qendres Tregtare Toptani.  Cdo kupon,   do te jete i pajisur me logon e Toptani Shopping Center deh numer serial unik.

 

Kutite e shorteut do te jene prezent ne Qender, ne katin -1 ose ne katin 0 duke filluar nga data 21.02.2022, ora 09:00 deri ne date 04.03.2022 ora 19:00.  Kutite e shorteut do te shoqerohen edhe me rregulloren perkatese te publikuar ne formen e nje roll baneri.

 

Per pajisjen me kupona, blerjet duhet te jene te kryera brenda intervalit kohore nga data 21.02.2022, ora 09:00 deri me daten 04.03.2022, ora 19:00. Hedhja e kuponave ne kutine shorteut, mund te realizohet nga data 21.02.2022 ora 09.00 deri ne 04.03.2022, ora 19.00.

3.2          Pjesëmarrësit në Lojën Promocionale duhet të jenë ne moshen 18 vjeç e sipër. Nese numri i perzgjedhur eshte ne perdorim te nje te mituri (nen 18 vjec) atehere cmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Qendra Tregtare Toptani nuk do te promovoje pjesemarrjen e personave te mitur ne kete loje promocionale.     

 

3.3       Nuk ka  kufizime ne numrin e pjesemarresve në këtë Lojë Promocionale. Parashikohen 4,000 pjesemarres ne jave, dhe perafersisht rreth 10,000 pjesemarres ne total per kohezgjatjen nga data 21.02.2022 deri ne 04.03.2022.

3.4            Nuk mund te jene pjesemarres ne loje punonjes te kompanise “Gener2”  dhe  pronare apo punonjes te cdo  njesie tregtare te Toptani Shopping  Center.

Neni 4

TERRITORI

Shorteu do te zhvillohet ne Qendren Tregtare Toptani me vendndodhje në  Rruga Abdi Toptani, Tirane, Shqipëri. Rregulla te detajuara te pjesemarrjes jepen ne Nenin 5 me poshte.

 

Neni 5

MEKANIZMI I LOJES PROMOCIONAL

 

5.1          Shorteu i 5 Cmimeve  te Medha do te hidhet ne date 04.03.2022  ora 19:00 ku do te perzgjidhen 5 fitues.       

 

Neni 6

ÇMIMET E SHORTEUT

 

6.1 Çmimet e Medha: 5 Cmimet e Medha, qe do t’i jepen fituesve te shorteut te dates 04.03.2022,  do te jene:

1 Burse Studimi ne Universitetin UET, 1 Udhetim familjar ne Spanje + Set Dhurate per Femije nga Shtepia e Lodrave, 1 Vit Abonimi ne Palestren Limitless + Sherbim Dentar Drejtim Dhembesh me Clear Aligners nga  Smile Corner, 1 set Home Decor nga Shtepia Ideale  +  Set Dhurate per femije nga Bee Kids, 1 pakete (TV 65” + Celular TCL + Abonim 1 Vjecar Homenet + Iphone 12) nga One Communication.

 

Cmimet e Medha kane  karakteristikat e meposhtme:

 

6.1.1  5 fitues do te perfitojne:

 

5 Cmime te medha si: 1 Burse Studimi ne Universitetin UET, 1 Udhetim familjar ne Spanje + Set Dhurate per Femije nga Shtepia e Lodrave, 1 Vit Abonimi ne Palestren Limitless + Sherbim Dentar Drejtim Dhembesh me Clear Aligners nga  Smile Corner, 1 set Home Decor nga Shtepia Ideale  +  Set Dhurate per femije nga Bee Kids, 1 pakete (TV 65” + Celular TCL + Abonim 1 Vjecar Homenet + Iphone 12) nga One Communication.

 

6.3          Cmimet e Shorteut  jane te transferueshme tek dikush tjeter ne momenitn qe fituesi nuk mund ti perdore ato per arsye te ndryshme pavaresisht cdo rrethane apo situate.

 

6.4            Qendra Tregtare Toptani mund te refuzoje dhenien e cmimit/cmimeve ne rast se ajo konstaton se nuk jane respektuar kushtet e kesaj Rregulloreje, apo ne rast se fituesit/t rezultojne te tille si rezultat i ndonje parregullsie apo mashtrimi.

 

Neni 7

NJOFTIMI I FITUESVE

7.1           Nëse personi, kuponi i të cilit do të përzgjidhet per Cmimet e lartpermendura fituese, nuk ndodhet në Qendren Tregtare në momentin qe anonçohet/thirret emri i tij, ose nuk  pergjigjet ne telefon apo numri I kontaktit nuk eshte I disponueshem atehere automatikisht ky Kupon do të skualifikohet dhe shorteu do te hidhet serish per te shpallur fituesin e këtij çmimi.

 

7.2          Nese personi i pergjigjet anoncimit/thirrjes se emrit te tij ne qender ose ne telefon, por nuk paraqitet apo te jape te dhenat e kerkuara dhe dokumentin e identifikimit , brenda 5-10 minutave nga pergjigjja e tij,  atehere automatikisht kuponi i perzgjedhur  do të skualifikohet dhe shorteu do te hidhet serish per te shpallur fituesin e këtij çmimi.

 

7.3           Personit, kuponi i të cilit do të përzgjidhet,  dhe paraqitet brenda 5 minutave nga pergjigjja e tij ndaj anoncimit/thirrjes se emrit nga organizatori i shorteut,  do t’i kërkohet të jape menjëherë të dhënat: Emer, Atesi, Mbiemer, Datelindje, Numri i kartes se identitetit dhe/ose i pasaportes.  Nëse personi i perzgjedhur nuk arrinë t’i paraqesin të dhënat e kërkuara, apo për cfarëdo lloj arsye tjetër nuk mund ta pranojnë cmimin, shorteu do te hidhet serish per te shpallur fituesin e këtij çmimi.

 

7.4          Ne rastin e skualifikimeve, shorteu do te hidhet serisht dhe  do të vazhdojë deri sa personi i përzgjedhur si fitues  i Cmimit, të jetë prezent gjatë hedhjes së shorteut, dhe te respektoje afatin e paraqitjes se Dokumentit te identifikimit,  dhe gjithashtu te  plotesoje kerkesat e tjera te kesaj rregullore, pra deri sa te shpallet Fituesi.

 

7.5          Shorteu dhe shpallja e fituesit do të zhvillohet në praninë e një noteri, një perfaqësuesi të Njesisë së Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrise së Financave si edhe ne prani të Komisionit te Lojes se Fatit Promocionale të ngritur me ketë rast nga ana e Gener 2 dhe Qendra Tregtare Toptani.

 

Neni 8

TE DHENAT E PJESEMARRESVE

8.1          Cdo pjesemarres ne kete Loje Promocionale pranon shprehimisht se Qendra Tregtare Toptani mund te perpunoje te dhenat e tyre personale sipas Nenit 7 pika 1 paragrafi a) i kesaj Rregulloreje per qellime te kesaj Loje Fati Promocionale dhe per cdo qellim tjeter te ligjshem te Qendra Tregtare Toptani sipas ligjit “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”. Te gjitha te dhenat e mesiperme lidhur me fituesit dhe menyren e organizimit te Lojes se Fatit Promocionale do te mbahen per nje periudhe jo me pak se 6 vjet  nga data e perfundimit te Lojes  sipas kerkesave te VKM 196 date 15.03.2017.

 

8.2          Pjesëmarrja në Shorte konsiderohet si pranim automatik nga pjesëmarrësit i rregullave të përcaktuara si dhe miratimin për trajtimin e të dhënave  personale, si Emer, Atesi, Mbiemer, Datelindje, Numri i kartes se identitetit dhe/ose i pasaportes. dhe numrit te telefonit për njoftime të ndryshme, në përputhje me Ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

 

8.3          Me hedhjen e fatures se blerjes ne Qendren Tregtare Toptani ne kutine e shorteut, klienti  ka dhënë miratimin për përfshirjen në këtë Loje Promocionale duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale. Ne rast të kërkeses të klienteve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, Qendra Tregtare Toptani nuk do t’i përfshijë ata në shortin që do të hidhet për shpalljen e fituesve.

 

Neni 9

TAKSA DHE TATIMET

Fituesi nuk do të jetë subjekt detyrimesh, tarifash apo garancish që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çmimin pervec atyre te cilat mund te kerkohen detyrimisht per fituesin nga legjislacioni ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

 

Neni 10

PUBLICITETI

10.1        Publiciteti i Lojës Promocionale do të bëhet nëpërmjet një spoti radiofonik; spot tv, reklamimit ne rrjetet sociale, reklamimit ne CTL, reklamimit me banera në qytet dhe reklamime në faqe interneti, reklamimit ne Qendren Tregtare. Gjithashtu per këtë qëllim do të ketë deklarata për shtyp dhe artikuj të ngjashëm.

 

10.2        Me  pjesemarrjen ne Shorte  dhe/ose pranimin e cmimit, fituesit  kanë dhënë miratimin që emri dhe  imazhi i tyre të  publikohet, si gjate  anoncimit te fituesit ne Qendren Tregtare, ashtu edhe  në faqen zyrtare te internetit te Qendres Tregtare Toptani:  www.toptani.com.al , në faqen zyrtare në Facebook: https://www.facebook.com/ToptaniShoppingCenter/ dhe profilin zyrtar ne Instagram https://www.instagram.com/toptanishoppingcenter/ .  Gjithashtu fituesi/t i jep Qendres Tregtare Toptani  të drejta të plota lidhur më përdorimin e të drejtave të imazhit të tyre në fotografite, videot (ose cdo version të tyre qe ka prezencën e tyre) të cilat do të shfaqen në publik në kuadrin e fushatave promocionale aktuale apo të ardhshme të Qendres Tregtare Toptani.

 

Neni 11

FORCA MADHORE

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave per të cilat Qendra Tregtare Toptani nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe ne rast te ndonje urdherimi sipas ligjeve ne fuqi nga autoritetet shteterore. Njoftimi për ndërprerjen dhe cdo njoftim tjeter i rendesishem ne lidhje me Lojen e Fatit Promocionale, do të publikohet në http://www.toptani.com.al si edhe rrjetet sociale zyrtare te qendres.

 

Neni 12

ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

Në rast mosmarreveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit të Tiranës.

 

Neni 13

TE NDRYSHME

13.1        Rregullorja e Lojes Promocionale do te publikohet edhe në faqen në internet të Qendres Tregtare Toptani, http://www.toptani.com.al.

 

13.2        Qendra Tregtare Toptani zbaton dispozitat e ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorit”, të ndryshuar, lidhur me ndalimin e praktikave tregtare të padrejta, të lidhura me kategorinë e lojërave të fatit promocionale.