Balkanika Folk Festival në Toptani Shopping Center

< KTHEHU TE LISTA

19/9/2018

Qëndra Toptani sërisht u kthye në djepin e vlerave të shoqërisë. Shtatori e ktheu qëndrën Toptani në paraden e Folklorit nëpërmjet performimit te Festivalit Folklorik te Ballkanit, ngjarje e shënuar e cila solli në Toptani te gjithe kulturen e Ballkanit. Në këtë festival morën pjesë vende të ndryshme të Ballkanit si: Shqipëri, Kosovë, Mali I Zi, Maqedoni, Rumani, Poloni, Bullgari,Turqi, Slloveni,Kroaci, Bosnje e Hercegovina, të cilat përcollen kultura të ndryshme nëpërmjet kërcimeve, valleve e kostumeve tradicionale të secilit. Për herë të parë vendet e Ballkanit u ngjitën në skenen e qëndres Toptani duke sjelle një atmosferë krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja. Një aktivitet kaq i madh e i rëndësishëm që ndaloi në zemër të Tiranës mblodhi dhe argëtoi vizitorët e Toptanit si dhe dashamirësit e folklorit. Festivali folklorik I Ballkanit vlerësohet si një nga aktivitetet më të mëdha në Ballkan i kësaj fushe në trojet shqipëtare. Krahas kësaj ky aktivitet vlerësohet si unikal për shkak të lidhjeve e raporteve që krijon mes turizmit kulturor e natyror, cka reflekton edhe zhvillimin e tij. Në mbyllje të këtij aktiviteti të larmishem u dhanë dhe cmimet për pjesëmarrësit duke kurorëzuar performimet më të mira.